Blerta Pepa është emri i 16 – vjeçares e cila ndërroi jetë në lule të rinisë, pas një ndërhyrje në gju për meniskun dhe ligamentin. Adoleshentja ka qenë pjesëmarrëse tek Gjeniu i Vogël që është transmetuar në TV Klan.

Në një postim në rrjetin social Facebook, daja i saj, Liro Likaj ka dhënë edhe detajet për ngjarjen.

Postimi i plotë:

Unë jam daja i Blerta Pepa e cila ka qenë pjesmarrëse tek Gjeniu i Vogël. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta në moshën 16- vjecare mëngjesin e sotëm, pas një ndërhyrje në gju për meniskun dhe ligamentin.

Kemi bërë denoncim në polici, pasi besojmë që ka qenë një papërgjegjshmëri dhe tregti me jetën e një fëmije duke qenë se i kryen një operacion si me urgjencë nga ora 10 në mengjës që ishte planifikuar, por e bënë në orën 19.30 të darkës duke qenë se doktori i huaj që bëri ndërhyrjen duhet të iki këtë të martë në Greqi ku gjithashtu punon. 

Ju lutem bëjini një tribut Blertës, e cila nuk jeton më vetëm për një operacion në  gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi është tepër e rëndë besoj për të gjithe Shqiperinë që një gjeni e vogël si Blerta, të humbi jetën nga vetëm një ndërhyrje në gju, kur na ishin dhënë  të gjitha garancitë që çdo gjë do shkonte mirë nga spitali. 

Si i pari i qeverisë të kërkoj të bëhet çdo gjë që drejtesia të vihet në vend, pasi ajo vdiq nga babëzia e eurove të spitaleve private e shtetit që nuk u intersua që ta mundesojë shërimin pasi në ministri të Shendetesise dhe të Arsimit ( u vra në gju në orën e fiskulturës tek shkolla Çajupi) dhe përgjigjia qe, sa fëmijë vriten në ditë në shkolle nuk i ndihmojmë dot.

Duam drejtësi.

https://www.youtube.com//embed/PsKmICGhHXs