Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka shtyrë diskutimin rreth iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të komunës së Butelit në Shkup, për vendosjen e një kryqi të lartë 55 metra në hyrje të kësaj komune.

Gjykatësit kushtetues me tetë vota pro vendosën që nga rendi i ditës ta heqin pikën për shqyrtimin e iniciativës dhe u pajtuan që pika të shtyhet për seancën e radhës, raportojnë mediat maqedonase.

Kryqi 55 metra i lartë është donacion nga Kongresi Botëror Maqedonas i Todor Petrov. Vendosja e kryqit në Butel nxiti tensione ndëretnike, pasi që me vendosjen e saj nuk u pajtua BDI-ja./tvklan.al