kuvendiii

Me 81 votat e maxhorancës parlamenti votoi projektbuxhetin dhe paketën e re fiskale, ndërsa në seancë munguan deputetët e opozitës të cilët prej disa muajsh vijojnë bojkotin.

Gjatë diskutimit nen për nen shumica nuk pranoi propozimet e opozitës si dhe atë të Lëvizjes Socialsite për Integrim për shtim të fondit të punësimit për biznesin fason.

Më hërët nga salla e kuvendit kryeministri Rama hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga opozita se projektbuxheti dhe paketa e re fiskale synojnë rritjen e taksave dhe varfërojnë shqiptarët. Prerazi ai ripërsëriti qëndrimin se qeveria nuk do të rikthejë taksën e sheshtë.

Të njëjtin qëndrim pati dhe për një tjetër pretendim të ngritur nga opozita, atë për rritjen e çmimeve. Argumentin e tij kryeministri e mbështeti tek të dhënat e Institutit tëStatistikave.

Ndonëse pranoi se ekonomia shqiptare është larg një realiteti rozë, Kryeministri risolli në vëmndje se punësimi është kryefjala e kësaj mxhorance duke risjellë në vëmendje deklaratën e bërë dy ditë më parë për shtim të vendeve të reja të punës.

Për abuzuesit e energjisë elektrike Kryeministri pati të njëjtën përgjigje, por garantoi se qeveria do të ofrojë mundësi lehtësimi për të gjithëqytetarët debitorë.

Dhe sipas kryeministrit falë kësaj reforme të nisur në këtë sektorin energjetik qeveria ka dhe një arritje konkerete pas dakordësisë me bankat e nivelit të dytë për të disbursuar gjysmën e borxhit prej 60 milion euro ndaj prodhuesve privat të energjisë elektrike.

Tv Klan