Kuvendi i Republikës ka miratuar sot me 100 vota pro listën e komisioneve të personave që do të rivlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët.

Dy deputetë votuan kundër ndërsa pesë të tjerë abstenuan.

Deputetja Jozefina Topalli e tha publikisht se do të votonte kundër listës, të cilët i quajti “kamikazë politikë të kryeministrit” dhe “profesionalisht të paaftë”.

Po ashtu, lista u kundërshtua edhe nga deputeti tjetër demokrat, Astrit Patozi.

Projektvendimi i miratuar: “Për miratimin e listës së kandidatëve të përzgjedhur për në institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”./ tvklan.al