Gazeta italiane “Tuttosport” i ka akorduar futbollistit Kylian Mbappé çmimin “golden boy” për vitin 2017.

Ky është një vlerësim që jepet nga gazetarët sportivë të mediave më të rëndësishme në Europë për lojtarin e ri më të rëndësishëm të vitit. Për futbollistin është vlerësuar performanca e tij gjatë gjithë vitit.

18-vjeçari shënoi 26 gola në 44 ndeshjet me Monaco para se t’i bashkohej PSG në formë huazimi. Në fund të sezonit do të jetë plotësisht lojtar i skuadrës pariziene pasi të paguhet një shumë prej afro 180 milionë eurosh. Me fanellën e re ai ka shënuar 4 gola në 8 ndeshje.

Çmimi “golden boy” jepet që prej vitit 2003 dhe me atë janë vlerësuar lojtari si Lionel Messi, Wayne Rooney, Paul Pogba, Isco, Sergio Aguero etj.

/Tv Klan