#lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 11 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Ambasada e BE konfirmon përpjekjet për kompromis në kuvend. Nesër, prova në konferencën e kryetarëve

BE konfirmon përpjekjet në Kuvend për gjetjen e kompromisit për normalizimin e jetës parlamentare. Ambasadori Gonzato thotë se komisionet duhet të reflektojnë realitetin politik. Palet pritet te pranojne neser ne Konferencen e Kryetareve ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Vritet me thikë pas një sherri në Facebook një nxenës në Fier. Autori plagosi edhe një tjetër

Vritet me thike nje nxenes i shkolles se mesme profesionale “Petro Sota” ne Fier dhe plagoset nje tjeter. Autori eshte nje 18 -vjecar, i cili u perplas sot me viktimen pas nje konflikti te lindur ne rrjetin social Facebook, per motive te dobeta.

Foto ekskluzive/ Hygerta Meta, provë në poligon nëse di të qëllojë. Dy vëllezërit refuzojnë

Hygerta Meta dergohet ne poligon per te provuar para grupit qe po heton vrasjen e babait te saj, se di ta perdore armen. Eksperimenti tregoi se ajo di te qelloje me pistolete, ndersa dy vellezerit dhe nena e saj refuzuan perdorimin e armes.

KPA prish vendimin e për ish-prokuroren Antoneta Sevdari pas vendimit të Strasburgut

Komisionet e Vetingut do të shqyrtojnë edhe një herë dosjen e shkarkimit të ish-prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari. Vendimi u mor nga Kolegji i Posacem i Apelimit, pasi gjykata e Strasburgut gjeti shkelje në shkarkimin e saj.

“Klani Im” arrin rekordin e 2 milionë përdoruesve bëhet aplikacioni më i madh shqiptar dhe i pari në rajon

“Klani Im” arrin rekordin e 2 milione perdoruesve ne mbare boten, duke u bere aplikacioni me i madh shqiptar dhe i pari ne rajon. Me 26 kanalet me te mira shqiptare dhe 4 radio ne shqip, Klani Im eshte sot platforma me e përhapur nder shqiptaret, kudo jetojne.

Sylvinho Rikthen Manajn dhe Brojën në kombëtare. Sulmuesit pritet të jenë në miqësoret e marsit

Trajneri Silvinjo do te grumbulloje për miqësoret e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë edhe dy sulmuesit Rei Manaj dhe Armando Broja. Lista per sfidat e kombëtares kuqezi, qe do te transmetohen ne Tv Klan, do te behet publike me 15 mars.

/tvklan.al