#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 2 Korrik 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Drini Zeqo

• Hapet tuneli I Skerficës. Saranda vetëm 3 orë larg Tiranës me rrugën e re Kardhiq – Delvine
Hapet tuneli i Skerficës, qe bën funksionale për herë të parë rrugën Kardhiq – Delvinë dhe shkurton në afro 3 ore distancën mes Tiranes dhe Sarandës, duke i dhenë nje tjetër mundësi turizmit ne bregdetin e skajit jugor te vendit.

• Berisha: Jo më zgjedhje pa votë emigrantësh. Rama po legalizon kanabisin e paratë e krimit.
Kryedemokrati Berisha u premtoi shqiptarëve të diasporës se nuk do të ketë më zgjedhje në Shqipëri ku ata nuk do kenë mundësi të votojnë. Berisha u shpreh kundër legalizimit të kanabisit dhe tha se po legalizohen paratë e krimit.

• “Dronet edukues”, në rrethrrotullime dhe kryqëzime. Në shenjestër drejtuesit problematik.
Rreth-rrotullimet dhe kryqëzimet jane shndërruar ne nyjet me problematike te qarkullimit dhe sigurisë rrugore. Policia nis monitorimin e tyre me drone per te ndëshkuar drejtuesit problematike qe nuk zbatojnë rregullat.

• Shqipëria në pikun e valës së të nxehtit. Temperatura mbi 40 gradë deri me 7 Korrik.
Vala e te nxehtit qe ka përfshirë prej disa ditësh Shqipërinë do te sjelle temperatura mbi 40 grade ne disa qytete. Sinoptikanet parashikojnë se i nxehti ekstrem pritet te zgjasë te paktën deri ne 7 korrik.

• 1600 banesa sociale në Kodër Kamëz. Projekti 100 MLN euro nis në 2023.
1,600 banesa sociale do të ndertohen në Koder Kamëz për familjet në nevojë. Projekti i Bashkise se Tiranes dhe Bankes Europiane te Investimeve do te kushtoje 100 milione euro dhe do te nise nga ndertimi ne 2023.

• Erkand Qerimaj, medalje argjendi dhe ari. Peshëngritësi shqiptar fiton mes polemikave.
Peshëngritësi Erkand Qerimaj merr medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri. Nuk munguan polemikat me arbitrat të cilët fillimisht e konsideruan provën të parregullt, por më pas ndryshuan qëndrim.