#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 27 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Jep dorëhiqjen Jorgo Goro: Akuzat, absurditet. Balla: Për pasardhësin vendos këshilli bashkiak

Jorgo Goro jep doreheqjen si kryetar ne detyre i Bashkise se Himares. Ai thote se akuzat ndaj tij jane absurde dhe akuzon nje organizate minoritare per manipulim te Greqise. Ministri Balla thote se per pasardhesin e tij vendos Keshilli Bashkiak.

PD, letër gjykatës së apelit: Manipulimi i procesit për vulën përbën atentat politik

Partia Demokratike i kerkon Gjykates se Apelit qe te mos zvarrise ceshtjen e vules. Ne nje leter drejtuar kesaj gjykate, Selia Blu thote se zvarritja dhe manipulimi i ketij procesi perben nje atentat te mirefillte politik dhe puç kushtetues.

E gjithë Shqipëria e mbuluar nga pluhuri saharian. Sinoptikanët: Situatë e përkohshme

Shqiperia u zgjua sot e mbuluar nga re te medha pluhuri. Sinoptikanet sqarojne se behet fjale per nje vale kalimtare nga Saharaja. Ekspertet u kerkojne qyetareve te bejne kujdes, vecanerisht atyre me probleme shendetesore.

Ndihmë financiare për fëmijët e familjeve në nevojë. Mbështetja, për 1000 ditët e para të jetës së foshnjes

Fëmijet qe vijnë nga familjet ne nevoje ekonomike do te perfitojnë ndihmë financiare nga shteti ne 1 mije ditet e para te jetes. Ndihma eshte pjese e nje projekti pilot, te perfshire ne Strategjine e Mbrojtjes Sociale. 

OBSH: 1 në 6 të rinj janë ngacmuar në internet. Meshkujt, të përfshirë më shumë në dhunë fizike

Adoleshentet po perjetojne me shume ngacmime ne internet. Nje studim i Organizates Boterore te Shendetesise tregon se 1 ne 6 te rinj bie pre e ketij fenomeni. Studimi thote se meshkujt jane te perfshire me shume ne dhune fizike.

18 viktima në betejën për ndihma ushqimore në Gaza. 12 u mbytën pasi avioni i hodhi në det

Nuk kane te ndalur situatat çnjerezore ne Rripin e Gazes. 18 palestinezë humbën jetën gjatë përpjekjeve për të marre ndihma ushqimore te hedhura nga ajri. 12 prej tyre u mbyten, pasi nje pjese e ndihmave perfunduan ne det.

Tramezzani rrëfen dy kombëtaret e europianit: Shqiperia e Sylvinho-s nuk është ekip i lehtë

Paolo Tramezzani, ndihmesi i ish -trajnerit te Kombetares, Gianni De Biasi, thote se kundershtaret e Shqiperise ne Euro 2024 nuk do ta kene te lehte te mundin ekipin e Silvihnos. Italiani vlereson ne menyre te vecante disa futbolliste.

/tvklan.al