Një tjetër artisteje, aktores së njohur të Estradës së Tiranës, Melpomeni Çobani iu dha lamtumira e fundit sot.

Për të nderuar “Artisten e Merituar” në Teatrin Metropol u kryen homazhet.  Si një ndër themelueset e para të Estradës së Tiranës, në karrierën e saj të gjatë si në teatër, kinema dhe estradë, Melpomeni Çobani, numëron mbi 2 mijë role.

Pas personazhit të parë episodik te “Skënderbeu” dhe më pas në filmin e parë shqiptar “Tana”, ajo interpretoi në pelikula të suksesshme si “Kapedani”, “Estrada në ekran”, “Tela për violinë” apo “Radiostacioni. Melpomeni Çobani u shua në moshën 88 vjeçare./ TV KLAN