Drafti paraprak i Komisionit të Venecias nuk u shërbeu palëve për të nisur me konsensus punën për ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi. Në mbledhjen e parë palët u ndanë nëse diskutimi për opinionin e Venecias duhet të jetë teknik apo politik. Opozita prezantoi 10 pikat për të cilat nuk bie dakord, mes të cilave varësia e Byrosë së Hetimit nga Ministria e Brendshme, duke kërkuar që për këto pika të ketë një marrëveshje politike.

Këtë qëndrim deputeti Pandeli Majko e lexoi si një refuzim të opozitës për të mbështetur reformën në drejtësi.

Lëvizja Socialiste për Integrim e cila ka bërë propozime të veçuara për reformën rekomandoi një formulë konsensusi duke këmbëngulur që Byroja e Hetimit të mos jetë në varësinë e policisë.

Pas më shumë se 4 orë diskutimesh palët nuk dolën me një qëndrim  duke shpresuar në një reflektim si nga opozita ashtu dhe mazhoranca.

Tv Klan