Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Trupat zvicerane të dislokuar në Rinas lënë përfundimisht Shqipërinë. Këta trupa kanë ardhur në Shqipëri në Prill të këtij viti dhe misioni i tyre nuk ka qenë i inkuadruar brenda AFOR-it por me mision asistencë humanitare brenda UNHCR-së. Shefi i këtyre trupave thotë se gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Shqipëri kanë trajnuar mjekë por dhe asistentë mekanikë.

Grupi i zviceranëve i dislokuar deri më sot në Rinas do të rikthehen sërisht në ndihmë të shqiptarëve, por kësaj radhe në Kosovë në muajin Shtator, ku mund të qëndrojnë edhe dy vjet. Me largimin e trupave zvicerane sot aeroporti i Rinasit u bë akoma më civil pas largimit ditë më parë të forcave të tjera të Natos./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj