Kryeqyteti italian, është i Lazios, kjo sa i përket futbollit pasi të kaltrit fituan në derbin e fundit të sezonit ndaj Romës 3-1.

Lazio e gjeti shpejt golin e parë me Keita. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 me një penallti të paqenë në favor të Romës që u shënua lehtësisht nga De Rossi.

Me fillimin e së dytës Basta kaloi sërish në avantazh Lazion dhe në fund të takimit Keita shënoi golin e tretë.

Portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha pati një kontribut të vlefshëm me të dy duart në këtë fitore.

Në të paktën 5 raste (8’, 25’, 42’, 48’, 55’) ai ishte aty ku duhej duke shpëtuar portën në dy momente flagrante.

Lazio ngjitet në kuotën e 67 pikëve duke konsoliduar vendin e 4, ndërsa Roma mbetet në 75 pikë në vendin e dytë.

Tv Klan