Një në dy persona në botë vuan nga dhimbjet e kokës ose migrena. Të gjithë ata që e kanë provuar këtë dhimbje, e dinë se nuk ka dhimbje më acaruese.

Dhimbjet e kokës zakonisht shkaktohen nga stresi, por ka edhe faktorë të tjerë kontribuues përfshirë edhe mënyrën e të ushqyerit jo të shëndetshëm, ankthin ose qëndrimin e gjatë para ekraneve të telefonit ose kompjuterit.

Në ndërkohë kur përjetojmë dhimbje të tilla, pothuajse gjithmonë zgjidhjen tentojmë ta gjejmë tek barnat.

Por nëse nuk e keni ditur, përveç barnave që mund të merren lehtësisht në farmaci, ka edhe alternativa natyrale që mund ta trajtojnë me sukses këtë problem.

Më poshtë gjeni një ilaç natyral kundër dhimbjeve të kokës shumë efektiv.

Ky lëng i jashtëzakonshëm përpos që ndihmon në ndaljen e dhimbjes së kokës është edhe shumë i pasur me magnez dhe kalcium që janë mineralet e duhura për të trajtuar dhimbjet e tilla.

Ju duhet vetëm një minutë kohë që ta përgatisni lëngun dhe të ndiheni më mirë!

Çfarë ju duhet?

5 kërcej selino

1 limon i gjelbër

1 trangull

3-4 filxhanë spinaq

5 cm xhenxhefil

1 filxhan majdanoz

2 molla të gjelbra

Si ta përgatisni këtë lëng?

Përzieni të gjithë përbërësit në mikser dhe lëngu juaj është gati për tu konsumuar.

Gjithmonë konsumojeni këtë lëng të freskët, në mënyrë që të jetë sa më efektiv./klankosova