“Ka Një Mesazh Për Ty” ka ndryshuar ambientin e saj të zakonshëmnë studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për të takuar Elionën në një nga vendet më të bukura të kryeqytetit. Eliona rrëfen se familja e saj vjen nga Qerreti i Pukës, por ajo jeton në Tiranë.

Arsyeja që ajo ka dërguar një mesazh në redaksinë e programit është një person shumë i veçantë. Fillimisht ajo na njeh me historinë e Valbonës dhe Eraldit, motrës e vëllaitmë të vogël të cilët kanë lindur me sindromën Down (trizomia 21).

Eliona: Jemi 6 fëmijë dhe 2, motra e vëllai janë me sindromë.

Ardit Gjebrea: Kanë lindur me sindromën Down. Ju nuk e dinit çfarë ishte kjo apo jo?

Eliona: Jo. Si fillim nuk e dinin as prindërit se çfarë ishte.

Ardit Gjebrea: Si e kuptuat?

Eliona: Pas dy vitesh, domethënë lindi Valbona, pas dy vitesh erdhi në jetë edhe Eraldi.

Ardit Gjebrea: Është vëllai, edhe ai me sindromën Down?

Eliona: Po.

Ardit Gjebrea: Të dy me sindromën Down.

Eliona: Ka qenë jetë shumë e vështirë edhe për neve sepse jemi përballur me shumë sfida. Mami dhe babi kanë punuar siç ka qenë koha në atë kohë në kooperativë dhe kemi pasur edhe gjendjen ekonomike jo të mirë, përpos kësaj që ishin edhe Eraldi e Valbona. Është vëllai, unë jam goca e madhe, është vëllai më i madh se unë 5 vite, kur ka bërë moshën 17-18 vjeç iku në Greqi. Ai na mundësoi që të dilnim pak nga gjendja ekonomike. Pastaj u përballëm me shumë sfida sepse Valbona veç sindromës, kishte edhe probleme të tjera, kishte temperaturë të lartë dhe mjekët aty nuk e përcaktonin dot se çfarë kishte.

Ardit Gjebrea: Kur e zbuluat për herë të parë që u përballët dhe që ju thanë sindroma Down, ju kishit dëgjuar për këtë gjë apo jo?

Eliona: Faktikisht nuk kishim dëgjuar, edhe unë si… se faktikisht kur ka lindur Valbona kam qenë 11 vjeçe dhe prindërit nuk e kuptonin sepse nuk ishin të informuar se çfarë është, thjesht që është diçka që nuk shkon./tvklan.al