Lionel Messi ka fituar Topin e Artë për vitin 2021. Ky është trofeu numër 7 për sulmuesin argjentinas, i cili këtë vit luan për PSG.

Në këtë mënyrë, Messi e ka fituar trofeun dy herë më shumë se sa sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez u rendit i 6. Këtë vit, Messi mori për herë të parë Kupën e Amerikës.

Topat e artë të fituar nga Messi: (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021)

Topat e artë të fituar nga Ronaldo: (2008, 2013, 2014, 2016, 2017)

Pa çmim nuk kaloi edhe sulmuesi polak Robert Lewandowski. Edhe pse u la pas nga Messi, lojtari i Bayern shënoi 41 gola sezonin e kaluar dhe është nderuar me çmimin “Sulmuesi i vitit”.

I treti u rendit Jorginho që triumfoi me Italinë në Euro 2020 dhe me Chelsea në Champions League.

Topin e Artë për femrat e mori kapitenia e Barcelonës, Alexia Putellas. Ajo shënoi 26 gola sezonin e kaluar. Në ceremoninë që u organizua këtë të hënë, Chelsea fitoi çmimin “Klubi i vitit”, pas fitimit të Champions League.  

Çmimin Yashin ose portieri më i mirë i vitit i shkoi Gianluigi Donnarumma. Ai fitoi me Italinë titullin kampion Europe. Trofeun Kopa që është për lojtarin e ri më të mirë e meritoi spanjolli Pedri, i cili luan me Barcelona./tvklan.al