Nga nesër nis një tjetër fazë masash të lehtësuara

Edhe këtë fundjavë në të gjithë vendin po respektohen të njëjtat fasha oraresh. Në fillim kanë qenë pensionistët dhe më pas fëmijët nën 14 vjeç të shoqëruar nga nënat.

Ndryshe nga e shtuna sot kanë qenë të mbylla njësitë e shitjes së ushqimeve dhe farmacitë. Nga nesër vetëm 6 bashki do të jenë në hartën e zonave të kuqe, ku për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve do të duhet autorizim.

Pjesa tjetër e vendit do të jetë e hapur pa asnjë kufizim deri në orën 21:00 dhe do të lejohet lëvizja nga një qytet në tjetrin. Nuk do të lejohet nga policia hyrja në zonën e gjelbër nga zonat e kuqe.

Të hënën hapen edhe një tjetër listë biznesesh.

Tv Klan