Sipas një firme mbi sigurinë kibernetike, mbi 30 lloje të ndryshme telefonash celularë dhe tabletash Android kanë të instaluar në sistemin e tyre viruse para se të ndizeshin për herë të parë nga blerësit e tyre.

“Check Point” mundi të dallonte një “infeksion të përhapur” në 38 pajisje elektronike.

Kjo çështje prek një sërë markash të famshme të prodhimit të telefonave celularë si Samsung, LG dhe Google.

  • Samsung Galaxy Note 2
  • LG G4
  • Samsung Galaxy S7
  • Samsung Galaxy S4
  • Samsung Galaxy Note 4
  • Samsung Galaxy Note 5
  • Samsung Galaxy Note 8.0
  • Xiaomi Mi 4i
  • Galaxy A5
  • ZTE x500
  • Samsung Galaxy Note 3
  • Samsung Galaxy Note Edge
  • Samsung Galaxy Tab S2
  • Samsung Galaxy Tab 2
  • Oppo N3
  • Vivo X6 plus
  • Nexus 5
  • Nexus 5X
  • Asus Zenfone 2
  • Lenovo S90
  • Oppo R7 plus
  • Xiaomi Redmi
  • Lenovo A850

Megjithatë duhet bërë e qartë se jo të gjitha modelet e pajisjeve të përmendura më lart janë të prekura nga ky virus.

Përdoruesit e çdo marke telefoni mund të instalojnë në smartphone-in e tyre një skanues virusesh për të mbrojtur smartphone-in e tyre./tvklan.al