Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj listës me 100 emra të kryeministrit Rama.

Lista e turpshme e publikuar nga Edi Rama dëshmon atë që Partia Demokratike dhe unë kemi thënë katër vjet rresht: për Edi Ramën drejtësia është ai vetë, shteti është ai vetë

”, tha Basha në një postim në Facebook.

Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore, nuk ka llogaridhënie. Ai vendos se kush është fajtor e kush jo, kush duhet dënuar e kush jo. Ai nuk e ka problem të përlyejë, akuzojë dhe turpërojë publikisht si në kohën e Enver Hoxhës

”, tha ai.

Deklaratat e Bashës vijnë pasi Kryeministri Rama publikoi sot një listë me 100 emra zyrtarësh të administratës të denoncuar nga qytetarët për korrupsion dhe abuzime të ndryshme me detyrën.  

Basha tha se në listë nuk janë kriminelët e vërtetë, Rama vetë dhe ministrat e tij.

Jo rastësisht në listën e tij nuk janë hajdutët dhe kriminelët e vërtetë shtetërorë: mungon ai vetë, mungojnë Ilir Beqaj, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe gjithë ministrat dhe drejtuesit kryesorë shtetërorë që kanë privatizuar qeverinë për vete, për kriminelët dhe për klientët e tyre

”, tha ai.

Kryedemokrati tha se Rama dhunoi zgjedhjet dhe tani ka filluar të dhunojë të drejtat e njerëzve. “

Ndaj duhet bashkimi i çdokujt për një përballje popullore të fortë dhe të vërtetë për ta ndalur dhe për t’u kthyer pushtetin qytetarëve.

/tvklan.al