Kryeministri Rama ka vazhduar që në të gjitha takimet elektorale të zhvilluara këtë të diel në qarkun e Elbasanit, të ironizojë listën e kandidatëve për deputetë të seleksionuar nga Lulzim Basha.

Shembulli më kuptimplotë për Edi Ramën se Lulzim Basha nuk ka vizion për t’u bere kryeshërbëtor i popullit, siç është në këndvështrimin e tij posti i kryeministrit, është drejtimi bashkisë së Tiranës.

E duke sjelle këto shembuj, Rama iu kërkon votat dhe demokratëve në 25 qershor, pasi sipas tij ai nuk po kërkon pushtet me shume për partinë socialiste dhe këtë e tregoi me marrëveshjen që mundësoi futjen e PD-së në zgjedhje.

Ndalesat e Ramës në qarkun e Elbasanit ishin ish fusha grumbullimit të mbetjeve në këtë qytet, tanimë kthyer në një lulishte, në Peqin si një bashkëbisedim me fermerët e Paperit dhe Përrenjasit, si dhe në një miting elektoral ne Cërrik.

Takimet në këtë qark u mbyllen me një darke iftari që kryeministri shtroi për besimtaret myslimanë./Tv Klan