Për të dytin takim radhazi, Liverpool dështon të marrë pikë të plota në Premier League. Pas barazimit me Manchester United dhe asaj humbje shokuese ndaj Atalantës në mesjavë,  “The Reds” u mposhtën nga Kristal Palas me shifrat 1-0 për të humbur kështu terren në garën për titull.

Të besuarit e Jurgen Klopp e panë veten në disavantazh të një goli pas çerekore lojë, me autor Eze. Goli i Kristal Palas u duk se zgjodhi Liverpool që nisi të kërcënojnë portën kundërshtare, por pa rezultat.

As ndërhyrjet nga stoli nuk arritën të lënë gjurmë për të koleksionuar humbjen e tretë sezonale në kampionat. Dështimi për të marrë pikë e lë Liverpool në vendin e tretë me 71 pikë, kur deri në fund kanë mbetur për tu luajtur edhe 6 takime.

Në krahun tjetër, Palas rikthehet tek fitorja pas 5 sfidave dhe largohet me zonën e rënies nga kategoria. Armando Broja u hodh vetëm në minutën e dytë të shtesës në fitoren që Fulham mori ndaj Uest Hem me shifrat 2-0. Sulmuesi shqiptar nuk arriti të lë gjurmë në ato pak minuta në fushë.

Klan News