Lorik CanaKapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka hapur faqen zyrtare në Facebook.

31- vjeçari i cili në rrjetet sociale ka pasur një numër të madh profilesh, për të cilat ka deklaruar disa herë se nuk janë zyrtare, tani ka faqen e tij të aprovuar edhe nga ky rrjet social.

Me anë të një video – mesazhi Lorik Cana ka treguar profilin e tij duke falenderuar fansat për mbështetjen dhe duke i kërkuar atyre ta ndjekin në vazhdimësi.

tvklan.al