LSI-ja ka bashkuar votat me PD-në në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Këshilltarët rrezuan kërkesën e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në masën 20 për qind. Në mbledhje pati debate të forta lidhur me punimet për projektin“Veliera”.

Vangjush Dako tha se nga gjetjet e fundit do të ketë surpriza. Ai la të kuptohet se do të vihet në dyshim edhe vetë periudha e Torre Venecianes. Po për Armand Telitin, kreun e grupit të këshilltarëve demokratë organi i akuzës duhet të veprojë duke çuar para ligjit kryetarin e bashkisë dhe të gjithë përgjegjësit e një krimi që cenon hapur trashëgiminë arkeologjike dhe kulturore të qytetit./ABCNews