Postimi i tij në rrjetet sociale është konsideruar si i nxituar dhe e gabuar.

Ndaj LSI vendosi ta përjashtojë nga Grupi Parlamentar deputetin e saj, Përparim Spahiun, pasi kishte deklaruar votën e tij kundër Reformës në Drejtësi, veçanërisht përsa i përket monitorimit të vetingut nga të huajt.

LSI nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së një referendumi për Reformën. Por rezultatet dhe pasojat e referendumit britanik, e kanë bërë që ta shohë me skepticizëm këtë mundësi.

Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të theksojë nevojën e gjithëpërfshirjes dhe të gjetjes së konsensusit për ta miratuar reformën në parlament.

Tv Klan