Lëvizja Socialiste për integrim i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi me propozime konkrete për amendime në ligjin elektoral.

Janë 7 propozime për të cilat kryetari i Grupit Parlamentar të LSI ka dhënë dhe argumentet përse kërkohen ndryshime.

Propozimi me i rëndësishëm i kërkuar dhe më herët nga kjo force është ai i listave shumë-emërore të hapura, ç’ka nuk është përqafuar nga 2 partitë e mëdha PS dhe PD.

Gjithashtu LSI kërkon dhe heqjen e KQZ si shkallë e parë e ankesave zgjedhore, me argumentin se shumica e vendimeve nga ky institucion merren 4 me 3 dhe të gjitha ato shkojnë me pas në Kolegjin Zgjedhor. Kjo sipas Petrit Vasilit eliminon vonesat dhe shkurton kohë për të mbyllur rezultatin e zgjedhjeve.

3 propozimet e tjera kanë të bëjnë me shtrëngimin e sanksioneve për rastet e shit-blerjes e fotografimit të votës, por dhe ne rastet e mungese se transparencës së financimit të partive .

Po ashtu Grupi Parlamentar i kësaj force propozon dhe transferim të votuesëve, listave të zgjedhëseve si dhe shtimin e grupeve të numërimit në KZAZ për të përshpejtuar nxjerrjen e rezultateve./ TV KLAN