Një ditë përpara se Gjykata e Apelit të japë vendimin mbi kërkesën e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për t’i hequr masën e arrestit shtëpiak, Ambasadori amerikan, Donald Lu, lëshon një deklaratë të fortë.

Duke iu përgjigjur interesit të medias për çështjen Tahiri, ai flet për ryshfete që po ua ofrojnë gjyqtarëve, për presione e kërcënime.

Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe lidhin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin

”, tha Lu.

Tv Klan