Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka reaguar për rastin një makine në Ksamil që shpërndante para në këmbim të votave.

Përmes një deklarate për mediat, Luan Rama ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka shpërndarë lajm të rremë dhe makina në fjalë nuk i përket prefektit të LSI-së në Sarandë, por një aktivisti të “Rilindjes”.

“Kryeministri i papërgjegjshëm shpërndau një lajm të rremë! Makina që shpërndante para për të blere vota nuk është e Ilir Hysit të LSI-së. Makina është në pronësi të një Ilir Hysi tjetër. Makinën që shpërndante para e ka në përdorim Jani Bregasi, sipërmarrës i Rilindjes. Kryeministri t’i kerkojë falje Ilir Hysit dhe LSI-së për shpifjen publike”,

deklaroi Luan Rama.

/tvklan.al