Në një konferencë për shtyp nga selia e LSI, Luan Rama u shpreh se nga komunikimi me të gjitha grupet e vëzhgimit, vetëm në qytetin e Tiranës, jo Bashkinë e Tiranës, në 11 njësitë administrative, numri i votuesve që kanë dhënë votën për LSI e kalon mbi 100 mijë.

Ndërsa në qarkun e Tiranës, tha numri dy i LSI, rezultati është 5 herë më i lartë se zgjedhjet e 2013 – ës. Sipas Ramës, LSI –  ja rezulton forcë e parë në 7 njësi.

Mbi këtë bazë më lejoni të përgënjeshtroj çdo përpjekje për të vazhduar dhe manipuluar opinionin me sondazhe dhe exit poll të parafabrikuara dhe të manipuluar. Rilindja shkon në opozitë, Shqipëria ka votuar për qytetarinë kundër bandave e kanabisit”

, tha Rama më tej. /tvklan.al