E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, pedagogia Iris Luarasi ka treguar sesi po e kalon këtë periudhë në karantinë.

Ajo tregoi se gjatë kësaj periudhë të vështirë, ka qëndruar në shtëpi dhe ka dalë vetëm për nevojat bazike.

E pyetur nëse ka frikë nga koronavirusi, Luarasi tha se kur asnjë person i afërm nuk preket, nuk e kupton rrezikun. Ajo tregoi se mikesha e saj e ngushtë dhe burri i vajzës së tezes së saj i cili është mjek, u prekën nga Covid-19, dhe pikërisht në këtë moment ajo thotë se e kupton vërtetë sesa i rrezikshëm është virusi dhe sesa kujdes duhet pasur.

“Një mikesha ime shumë e mirë dhe burri i vajzës së tezes sime mjek janë prekur, dhe kur të vjen afër shtëpisë tënde, e kupton sesa i madh është rreziku dhe sa lehtë është të infektohesh”.

Ajo tregoi se si e kaloi mikesha e saj këtë situatë.

“Nuk e  përjetoi shumë mirë, e përjetoi edhe rëndë nga pikëpamja mjekësore por dhe psikologjie dhe në ditët e para nuk donte të komunikonte me njeri. Më pas, pasi e kaloi, më tha se duhet të bëhet shumë kujdes sepse ishte realisht e tmerrshme”. /tvklan.al