Luksemburgu është vendi i parë që do tërheqë glifosatin nga tregu. Nga 1 Shkurti përdorimi i këtij pesticide do të jetë i ndaluar në këtë vend, duke ndjekur rigorozisht planin e hartuar në 2016-n, që parashikon fundin e shitjeve brenda 30 Qershorit dhe bllokimin e plotë të përdorimit në 31 Dhjetor. Në këtë procedurë janë të përfshirë 15 produkte që në përmbajtjen e tyre kanë glifosat dhe sipas protokollit të BE, Luksemburgu duhet të motivojë vendimin dhe të tregojë që ekzistojnë rreziqe për shëndetin dhe mjedisin.

Ndërkohë që BE-ja ka nisur në dhjetorin e kaluar procedurën për rinovimin e autorizimit të këtij produkti. Në nivel evropian, deri tani masa autonome ka marrë edhe Franca, që ka ndalur përdorimin shtëpiak te glifosatit dhe atë urban. Krah saj edhe Suedia, ndërsa ne vendet e Evropës Lindore glifosati është ende ndër produktet më të shitura në agrikulturë.

Çështja e glifosatit është mjaft kontraverse. Klasifikohet si potencialisht kancerogjen për njerëzit dhe kafshët, është në gjendje të kontaminojë të mbjellat, ujërat, përfshirë ujin e pijshëm dhe tokën. Ky preparat që përdoret gjerësisht në bujqësi, por edhe për të larguar barërat e këqija nga kopshtet e shtëpive tona. Gjurmët e tij janë hasur shpesh në prodhimet të cilat vijnë direkt nga fusha, por edhe në mish e birrë. Aktualisht prodhimi i tij është i lirë pas skadencës së brevetimit për kompaninë mëmë Monsanto, në pronësi të gjigandit farmaceutik Bayer.

Klan Plus