Kjo skenë e rrethuar me tela me gjemba, të sjell në mendje kampet e ngritura në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Dheu, lulet apo flokët e baltosura, simbolizojnë kampin famëkeq të Tepelenës.

Për të gjithë gratë dhe fëmijët që vdiqën nga keqtrajtimi, shfaqja “Lule Sajza” në Tetarin Ekserimental hap arkivat dhe nxjerr rrëfimet reale të viktimave që përjetuan egërsinë e sistemit. Historive do t’i japë zë aktorja e mirënjohur Raimonda Bulku, Adriana Tokla dhe Valentina Myteveli.

Më shumë se koleget e saj në skenë, që janë të një brezi tjetër, Bulku ndjen peshën e një kohe që e ka jetuar dhe vetë.

Për herë të parë, kjo vepër vjen në formën e teatrit dokumentar. Kjo shfaqje është realizuar në bashkëpunim me “Institutin për krimet e komunizmit”.

Tv Klan