Një i vdekur dhe katër të plagosur rëndë është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura në fshatin Tale të Lezhës dhe në Rrugën e Kombit, në segmentin Mirditë-Thirrë.

Mëngjesin e kësaj të enjteje në Tale të Lezhës një person me incialet E. N, 32 vjeç, mbeti vdekur në vend, pasi automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë.

Shkak për aksidentin sipas hetimeve të para të policisë mund të ketë qenë humbja e drejtimit të mjetit nga shoferi.

Polumbarët kontrolluan zonën për të saktësuar se viktima ka qenë i vetëm në momentin e aksidentit.  Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkaq në aksin Mirditë-Thirrë, një automjet tip Volkswagen “Golf” u përplas më një kamion.

Nga aksidenti, u plagosën shoferi i mjetit “Volkswagen Golf” si dhe tre pasagjerët që udhëtonin në këtë mjet. Këta të fundit dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Policia dyshon se shkak për aksidentin mund të ketë qenë shpejtësia dhe humbja e drejtimit të mjetit nga shoferi, ndërsa hetimet po vijojnë.

Tv Klan