Një makinë shpërtheu në flakë mesditën e kësaj të enjteje në Lushnje. Ngjarja ndodhi në aksin kombëtar Pluk-Saver. Burime për gazetaren Anila Sefa bëjnë të ditur se makina Mercedes Benz sapo kishte dalë nga servisi kur u përfshi nga flakët. Dyshimet e para janë se shkak u bë një bllokim në katalitin e mjetit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi zjarrfikësja dhe Policia Rrugore. Fatmirësisht shoferi doli nga mjeti menjëherë sapo pa tymin dhe nuk pësoi dëme nga ngjarja.

Sot rreth orës 13:40, në vendin e quajtur “Rotondo plasmasit”, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. S. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, tha policia e Lushnjes në një njoftim parapak për mediat/tvklan.al