Një burrë arriti që të shpëtonte duke dalë në kohë nga automjeti, përpara se ky i fundit të përfundonte në lumë. Ai udhëtonte në rrugën nacionale Burrel-Bulqizë, kur automjeti ra në lumin Mat, në rrethana ende të paqartë.

Shoferi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, fatmirësisht nuk pësoi dëmtime dhe arriti të dilte në kohë nga makina.

Ngjarja, sipas burimeve të

ABC News

ndodhi gjatë natës, por policia u njoftua orët e para të mëngjesit të së enjtes. Autoritetet po punojnë për nxjerrjen e makinës nga uji, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/tvklan.al