Kuvendi i Maqedonisë sot në mesditë do të mbajë seancën për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që dyshohen për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, informon INA.

Seanca e Kuvendit pason pas mbledhjes së Komisionit parlamentar pë mandate dhe rregulloren, ku u vendos pro propozimit për heqjen e imunitetit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së: Krsto Mukovski, Zhaklina Peshevska, Luben Arnaudov, Lupco Dimovski, Johan Tarçullovski dhe Sasho Vasilevski. Për heqjen e imunitetit duhet vetëm 61 deputetë. (INA)