Ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të luhet në Strumicë. UEFA e konfirmoi në faqen e saj se, më 5 Shtator stadiumi “Mladost” do të presë takimin kualifikues të Botërorit 2018.

Pak ditë ma parë, në këtë stadium nisën punimet për ta përshtatur sipas udhëzimeve të UEFA-s. Zhvendosja e takimin në Strumicë u kundërshtua nga Federata Shqiptare e Futbollit, por UEFA e motivoi për shkaqe sigurie.

Ky stadium është rreth 6 mijë vendësh, duke e bërë që numri i tifozëve shqiptarë të jetë i ulët në një përballje ku Kombëtarja ka nevojë për mbështetje.

Tv Klan