Zgjedhje e parakohëshme në Maqedoni do të mbahen më 5 Qershor. Lajmin e ka bërë të ditur, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

“Bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore dhe në përputhje me vendimin për të shpërbërë Parlamentin, sot nënshkrova dekretin për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë, që do të mbahen më 5 Qershor 2016. Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve e kam dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë, si organ për zbatimin e zgjedhjeve, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme “, thuhet në deklaratën për mediat.

Pjesa më e madhe e partive opozitare në Maqedoni kanë paralajmëruar për bojkot të zgjedhjeve, për shkak se nuk janë siguruar kushtet, që ato të jenë të drejta dhe demokratike./tvklan.al