
Mariah Carey dhe i dashuri i saj miliarder, James Packer janë fejuar, pas një romance 1 – vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar për “Mirror” përfaqësuesi i këngëtares.
Sipas burimeve, biznesmeni 48 – vjeçar i propozoi asaj në gjunjë ndërsa ndodheshin në New York.
Të pranishëm në këtë moment të veçantë ishin edhe një grup miqsh të dyshes.
Çifti u takuar në 2014 në premierën e një filmi, por ata filluan një lidhje romantike në Qershor të 2015- ës.
Edhe pse Mariah ende nuk është shfaqur në publik me unazën, burimet thonë se bëhët fjalë për një diamant 35 – karatësh.
Kjo do jetë martesa e tretë e këngëtares, e cila është nënë e dy binjakëve./tvklan.al












Botërori 2026 