Ish-deputeti Mark Frroku në gjyqin, ku akuzohet për vrasje në Belgjikë, kërkon lirimin nga burgu.

Ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për arsye familjare, duke pretenduar se bashkëshortja është sëmurë dhe ka tre fëmijë të mitur, për të rritur.

Ai mohoi akuzën e vrasjes, duke pretenduar se nuk ka asnjë provë ndaj tij.

Por për shkak se prokuroria kërkoi kohë të njihet me këtë kërkesë, gjykata shtyu seancën për t’i dhënë kohë prokurorëve të japin qëndriin e tyre për kërkesën e lirimit.

Tv Klan