Një 19-vjeçar u ndalua nga policia këtë të enjte, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare. Ngjarja sipas burimeve zyrtare dyshohet se ka ndodhur rreth 1 muaj më parë.

Po ashtu, 13-vjeçarja mësohet se është dhunuar fizikisht edhe nga nëna e saj, për këtë arsye ndaj gruas 42-vjeçare policia nisi procedim penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe. Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, tha policia e Tiranës në një njoftim të shkurtër për ngjarjen./tvklan.al