Gjykata Penale e Tiranës dënoi me 66 vite burg në total 8 shtetas italianë të përfshirë në një skemë mashtrimi me anë të Call Center. Ata akuzohen se nëpërmjet aktivitetit të paligjshëm kishin mundur të siguronin rreth 5.8 milionë euro të cilat ishin fshehur duke u shpërndarë në 15 kompani të ndryshme, shqiptare ose të huaja.

Nga hetimi rezultoi se në llogaritë bankare të 15 kompanive u transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr kesh duke iu fshehur destinacioni përfundimtar.

Prokuroria thotë se administratorët e këtyre Call Center kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore.

Tv Klan