Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite e 6 muaj burg në total për Erjon Kasmin dhe Xhulian Xhafën, të dy të akuzuar për mashtrimet me anë të “call center”-ave bërë ndaj shtetasve të huaj.

SPAK thotë se dy të pandehurit janë fajtor për mashtrim kompjuterik si pjesë e një grupi kriminal. Kasmi konsiderohet nga hetuesit si personi kryesor në skemën e mashtrimit dhe krijues i grupit.

Dënime që varionin nga 2 deri në 3 vite shërbime u kërkuan për 11 të tjerë, punonjës në “call center”-at e goditur të akuzuar si pjesëmarrës në grupin kriminal.

Grupi dyshohet se nëpërmjet premtimeve  për fitime të majme, përvetësuan 7 milionë Euro nga qytetarët evropianë.

Më herët SPAK ka vënë në sekuestro 588 mijë Euro një llogari bankare 1.5 milionë në Kosovë, në emër të Erjon Kasmiti dhe 20 milionë Lekë në emër të Xhulian Xhafës.

Gjithashtu janë bllokuar edhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë, që nuk justifikohen.

Tv Klan