“Të miturit po përfshihen gjithnjë e më shumë në konflikt me ligjin. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2023 janë regjistruar më shumë procedime penale se në vitin 2022. Konflikte mes bashkëmoshatarëve e që më pas përfundojnë në konfrontim fizik janë regjistruar si vepër penale, por nuk mungojnë edhe rastet kur të miturit shfrytëzohen nga të rriturit”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vitin që lamë pas rezultojnë se janë regjistruar 891 procedime penale, ku përfshihen të mitur në konflikt me ligjin me rritje 8.53% të numrit të procedimeve, krahasuar me vitin 2022. 

Po ashtu, rritje ka pësuar edhe numri i të miturve të përfshirë si të pandehur apo nën hetim. 746 të mitur  në konflikt me ligjin, ose rritje 30.42% më shumë se viti 2022, janë regjistruar si të pandehur, ose persona nën hetim.

Sipas ekspertëve, grupmosha 9-14 vjeç është ajo që përfshihet më së shumti në vepra penale. Sipas tyre, të miturit që përfshihen në konflikt me ligjin janë fëmijë që vijnë nga probleme sociale të familjes, të cilët braktisin shkollën dhe marrin pjesë në vjedhje.

Në raste të tjera përdoren edhe si shpërndarës të lëndëve narkotike. Për shkak të mbrojtjes ligjore të veçantë, numri i të burgosurve të mitur vijon të mbetet i ulët vitet e fundit në Shqipëri.

Tv Klan