Një agjent i një kompanie sigurimi është ndaluar në Tiranë për mashtrim, korrupsion pasiv dhe fshehje të ardhurash.

Sipas policisë, është ndaluar 35-vjeçari Altin Hasa, banues në rrugën “Myslym Keta” Tiranë.

Duke qenë me detyrë agjent i një kompanie sigurimi në Tiranë, ai akuzohet se ka lëshuar siguracionin për mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 478 KA, dhe nuk ka bërë deklarimin duke mos e hedhur në sistem.

Ai tashmë do të përballet në gjykatë me akuzat e “Mashtrimit”, “Korrupsionit pasiv në sektorin privat” dhe “Fshehje të të ardhurave”./tvklan.al