Komisariati i Policisë së Vlorës ka referuar materiale në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për qytetarin me iniciale B.L., banues në Vlorë pasi mbante armë gjahu pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë gjahu dhe fishekë që ai i mbante pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./tvklan.al