I dhanë fitoren PSG në Champions

Kylian Mbappe arriti një tjetër rekord në karrierën e tij që ka ende shumë vite përpara. Sulmuesi i Paris Saint Germain realizoi 2 gola në fitoren 4 – 1 ndaj Club Brugge mbrëmjen së martës në Parc de Princes, duke prekur kuotën 30 në Champions League.

Mbappe kështu i rrëmben rekordin shokut të skuadrës Lionel Messi. Francezi është 22 vjeç e 352 ditë kur preku këtë objektiv, ndërsa argjentinasi ishte 23 vjeç e 131 ditë. Një rekord i vendosur në 2010 nga Messi, por që tani është i një tjetër talenti, i cili debutoi 5 vite më parë në Champions League kur nuk i kishte mbushur ende 18.

Nga ana tjetër Lionel Messi kaloi brazilianin Pele. Argjentinasi shënoi në kuotën 758 në ndeshje zyrtare. Por për Messi do të jetë e vështirë të kapë Cristiano Ronaldo, i cili deri më tani ka shënuar 801 herë.

Lionel Messi la shenjë në sfidën e fundit të grupit në Champions League. Sulmuesi argjentinas shënoi 2 herë në shtëpi ndaj belgëve të Club Brugge. Kjo mund të quhet një arritje për 34-vjeçarin, i cili nuk e pati të lehtë ambientimin te Paris Saint Germain.

Tv Klan