Mediat, të bindura se do të bashkohet me Real Madrid

Është një fantazi që kthehet në obsesion. Pas faqes së parë të gazetës sportive spanjolle AS më 31 Dhjetor, Marca, tjetër media e fuqishme sportive, bëhet e apasionuar pas telenovelës Kylian Mbappé. 

Francezi është në fund të kontratës së tij me PSG, që skadon në Qershor 2022. Ai do të jetë i lirë të bashkohet me klubin që dëshiron për sezonin e ardhshëm duke nisur që nga kjo e shtunë 1 Janar pasi ka mundësinë që në 6 mujorin e fundit të kontratës të vendosë zyrtarisht mbi të ardhmen e tij. 

“Ky është viti”, titullon e përditshmja spanjolle, duke shpjeguar se “data e shumëpritur nga Real Madridi dhe mbështetësit e këtij klubi më në fund ka ardhur. 

Mediat spanjolle mendojnë se sulmuesi PSG do të jetë “Galactic” i ri, që do të prezantohet nga Florentino Pérez në Santiago Bernabéu e rikonstruktuar.

Për Marca-n nuk ka më asnjë dyshim. Francezi do të veshë fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm. Marca gjithashtu beson se marrëveshja mes yllit të kombëtares franceze dhe Real Madridit nuk do të shpallet deri në fund të sezonit.

Megjithatë, vetë futbollisti është i heshtur për të ardhmen e tij. Në një intervistë për CNN , francezi hodhi dyshime për të ardhmen e tij: “Nuk është momenti që unë të flas për këtë sepse jemi në pjesën më të rëndësishme të sezonit dhe përballemi me Real Madridin në raundin e 16-ave të Ligës së Kampionëve”. 

Pavarësisht këtij sqarimi, Kylian Mbappé do të jetë gjithmonë në qendër të debateve në shtypin spanjoll. Deri në nënshkrimin e një kontrate të re, ose të rinovimit me PSG.

Tv Klan