Në mbledhjen e parë të kryesisë së re të socialisteve, Edi Rama ka shpallur dhe fillimin e betejës elektorale për zgjedhjet e 2017, të cilat kryeministri beson se do t’i fitoje bindshëm.

Përpara kryesisë dhe sekretareve të gjedhur rishtaz në fjalën e tij, e cila është postuar në faqen zytare të Partisë Socialiste, Rama ka dhënë dhe një mesazh për kundershtarët demokratë, të cilëve iu ka kërkuar të lënë mënjanë lojën politike për Reformën në Drejtësi, por edhe një për përfaqësuesit e tij në komisionin e posacëm të Reformës në Drejtësi.

Në mbledhjen u diskutua dhe për fushatën e antarësimeve të reja, për zgjedhjet për kryetar partie të degëve në të 61 Bashkite e reja, por dhe për kalendarin e aktiviteteve për festimet e 25-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste .

Elja Zotka, Tv Klan