Partia Demokratike do të mbajë mesditën e sotme një mbledhje të grupit parlamentar. Ajo pritet të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa do të paraprihet nga mbledhja e kryesisë, që do të mbahet në orën 11:00.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetar të Kuvendit. Në këtë votim, të paktën 2 vota erdhën nga radhët e Partisë Demokratike. /tvklan.al