Livia dhe Xhesika janë dy vajzat që ndërprenë konkurimin në spektaklin e talenteve “Gjeniu i Vogël”. Mbrëmja e shtatë ishte për katërshen e gjyqtarëve e vështirë në përzgjedhjen e zërave për netët në vazhdim. Dhe kjo nisi që në përballjen e parë mes Melisës dhe Livias. Performancat ishin thuajse të barabarta. Juria dhe produksioni u dha një tjetër mundësi për te treguar vokalin e tyre.

Prezantimi i dytë nxorri fituese Melise.

Nga 16 gjenitë në garë, performanca e Xhesikës dhe Klestës nuk ishin përzgjedhja direkte e jurisë. Vajzat sfiduan njëra tjetrën.

Në skenën e “Gjeniu i Vogël” do të rikthehet Klesta.

Edhe të shtunën e ardhshme produksioni do të ndjekë të njëjtën mënyrë skualifikimi, rrugëtimin do ta ndërpresë vetëm një gjeni nga 15 ende në garë.

Tv Klan