Sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ishte e ftuar ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj me mbesën e saj simpatike Soleil. Ndryshe nga çdo herë, gjyshe dhe mbesë intervistuan njëra- tjetrën duke shkaktuar të qeshura pa fund. Nora zbuloi se Soleil nuk e thërret “gjyshe”, por “nëna Nora”. Nisur nga pyetjet e intervistës, mikeshat e studios nuk kursyen as episode gazmore me njëra-tjetrën në përgjigjet e tyre.

Nora Malaj: Ylli, me çfarë nëna të bën ty më shumë për të qeshur? Kur qesh me nënën ti më shumë?

Soleil: Kur e lyej nënën.

Nora Malaj: Unë nuk e kam telefonin tani, por po ta dija këtë pyetje do t’jua tregoja. Mund të më ndihmojë dikush aty, e kam në çantë, mbrapa . Më tha një ditë, që “hajde  se do të të lyej, do të të bëj si “Pipi Çorapegjata” dhe realisht më bëri ashtu, por nuk më bëri si “Pipi Çorapegjata”, po më bëri si ajo e “Shëmtuara Beti”.

Katerina Trungu: Domethënë ti bën prova te nëna, eksperiment?

Nora Malaj: Dhe kjo bën eksperimente te nëna sipas qejfit të saj dhe pastaj e di ku është qejfi, moj teta Katerina? Që ne qeshim pafund bashkë me gjërat që bën ylli i nënës që quhet Soleil Malaj.

Nora nuk hezitoi aspak të tregonte foton nga celulari i saj, ku për të plotësuar pamjen e krijuar nga Soleil, mbante edhe syze optike./tvklan.al